Privatësia
Njoftimi i privatësisë.
Shkurt dhe qartë: çfarë të dhënash marrim përmes kësaj faqeje dhe çfarë bëjmë me to.
- 01
Kush jemi
Kjo faqe i përket DLN Medical L.L.C. (NUI 811462978), Prishtinë. Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja, na shkruani në info@dlnmedical.com.
- 02
Çfarë të dhënash marrim
Vetëm ato që na dërgoni vetë përmes formularit të kontaktit: emrin, numrin e telefonit, email-in dhe mesazhin. Ju lutemi mos shkruani në formular të dhëna të hollësishme shëndetësore; për to flasim në klinikë.
- 03
Pse i përdorim
Vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës suaj, për shembull për të caktuar një termin. Nuk i përdorim për reklama dhe nuk ju dërgojmë mesazhe të tjera.
- 04
Sa kohë i ruajmë
Aq sa duhet për t'iu përgjigjur kërkesës dhe për ta ndjekur atë. Pastaj i fshijmë.
- 05
Me kë i ndajmë
Me askënd. Mesazhi dërgohet me email në kutinë tonë postare përmes serverit të ofruesit tonë të hostimit. Të dhënat nuk i shesim dhe nuk ua japim të tjerëve.
- 06
Shërbime të jashtme
Shkronjat e faqes ngarkohen nga Google Fonts, kurse harta nga Google Maps. Kur hapni faqen, shfletuesi juaj lidhet me serverët e Google, i cili mund të shohë adresën tuaj IP dhe, për hartën, të vendosë cookies. Vetë faqja jonë nuk vendos cookies.
- 07
Shënimi teknik
Për t'u mbrojtur nga mesazhet e padëshiruara, serveri ruan për pak kohë një shënim teknik për çdo dërgim të formularit: kohën dhe një version të koduar të adresës IP, pa përmbajtjen e mesazhit.
- 08
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni të shihni, të korrigjoni ose të fshini të dhënat që na keni dërguar. Na shkruani në info@dlnmedical.com ose na telefononi në +383 44 192 847.
